Thënie nga Populli (446 thënie)

S’mbahet shpirti me falimnders. – VERI

Ku rënça mos u vrafsha. VLORË

Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë? KORÇË

Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. – JUG

Dita ka sy, nata ka veshë. – JUG

Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. – BERAT

Ara ime varri im. – LABERI

Bëj nder e gjej qeder. – MYZEQE

Ustai, ustanë e njef në zanat. – GJIROKASTËR

Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. – JUG