Thënie nga Kahreman Ulqini (5 thënie)

Ishin të shumta doket e zakonet e malësorëve (kumbaria, vëllamëria, etj.) që binin në kundërshtim të hapur me urdhrat e fesë. Kumbarinë e flokëve dhe vllamërinë kleri i quante «vllaznim falco». Veçanërisht u luftua lidhja e gjakut në mes të grave dhe burr

Ishin të shumta doket e zakonet e malësorëve (kumbaria, vëllamëria, etj.) që binin në kundërshtim të hapur me urdhrat e fesë. Kumbarinë e flokëve dhe vllamërinë kleri i quante «vllaznim falco». Veçanërisht u luftua lidhja e gjakut në mes të grave dhe burrave.

Sh. Gjeçovi në veprën «Kanuni i Lekë Dukagjinit», fëmijën e lindur nga prindër pa kurorë fetare e konsideronte si «kopil», pra pas asnjë të drejtë trashëgimie në pasurinë e t’et, ndërsa simbas të drejtës kanunore fëmijët e lindur nga cilado grua e njohur

Kadilerët që ishin vendosur në çdo qendër administrative, në trevat ku vepronte e drejta kanunore pothuajse nuk e ushtruan fare veprimtarinë e tyre gjyqësore. Populli nuk kishte aspak besim në sheriatin, të cilin e kundërshtonte si një ligj të huaj.

Pleqnarët zgjidheshin nga palët në grindje ose përcaktoheshin nga krerët pa marrë parasysh përkatësinë fetare të njërit apo të tjetrit. Taloci shkruan se kjo e drejtë kanunore ka frymë pagane.