Kur vdiste i respektuarshmi plaku i familjes, trupin e tij e futnin në baltë siç bëjmë edhe sot. Mirëpo pjesëtarëve që mbeteshin të gjallë u çfaqej në ëndërr fytyra e të vdekurit dhe bile me fuqishme dhe më e rreptë, u flitte, i qërtonte, i përkëdhelte njësoj sikur të ishte i gjallë. Mëndja e njeriut primitiv nuk dinte të dallonte ëndrrën nga realiteti, siç bëjmë na të sotshmit. Ata filluan të mendojnë se njeriu vdes trupërisht, por mbetet diçka pas tij. Ajo diçka u çfaqej nëndërr. Ajo diçka (shpirti) rron përgjithmonë. Kështu shpjegohen gjithë nderimet dhe sakrificat që filluan të bëheshin tradita në vorret e njerëzve të vdekur.
Organizimet fetare, format e tyre, metodat e tyre, mësimet e tyre, jo vetëm që nuk u përgjigjen më kohëve, jo vetëm që në origjinën e tyre e kanë tek fantazia e dobët e njeriut primitiv, por janë të dëmshme dhe të rrezikshme, sepse mundohen të mbajnë në skllavëri të përjetshme njerëzinë e thjeshtë.
Vetëm shkencëtari, i cili mundohet të përshtatë njerëzimin te gjithësia dhe gjithësinë te njerëzimi, do prodhojë më në fund kryeveprën e imagjinatës njerëzore. Dhe kur të vijë ajo ditë, profeti dhe artisti do të mbeten të turpëruar…
Zoti është një krijesë e mëndjes njerëzore, sepse, siç u provua, duke u zgjeruar horizonti i mendimit të njeriut, ndrronë formë dhe ideja e zotit.
Njeriu primitiv s’e pat në dorë ta disiplinojë trurin e vet. Enigma e madhe e qënies ose mosqënies, e vdekjes e tormentuan paprerësisht qysh se filloi të mendojë deduktivisht. Pafundësia e qiejve, yjtë, deti, natyra e gjithë, ishte një fakt, e pra, kërkonte dhe një shpjegim. Shpikjet e feve, më vonë, me shpjegimet dhe ngushëllimet e tyre, kanë pasur qëllim kryesor të qetësojnë njerëzit nga ky tmerr.
Kleri duhet të shikojë punët e veta. Kur të fillojë të përzihet në punët tona, na duhet të ngrihemi të flasim fort, e në qoftë nevoja, ta shtyjmë dhe më tej punën. Ose të rritet një brez i ri që të mos jetë as katolik i mirë, as mysliman, as orthodhoks, p
Kur vdiste i respektuarshmi plaku i familjes, trupin e tij e futnin në baltë siç bëjmë edhe sot. Mirëpo pjesëtarëve që mbeteshin të gjallë u çfaqej në ëndërr fytyra e të vdekurit dhe bile me fuqishme dhe më e rreptë, u flitte, i qërtonte, i përkëdhelte n
Qytetërimi i sotëm i detyrohet ekskluzivisht luftës që iu bë feve dhe metodave të klerit t’organizuar.
Sa më i pazhvilluar të jetë njeriu, aq më tepër i trembet vdekjes.
Është koha të themi se organizimet fetare, me gjithë supersticionet e tyre, me tërë systemet e tyre filosofike e fiskale, janë anakroniste dhe nuk i përgjigjen më kohëve. As që ësht e mundur me ndonjë mënyrë të bëhen këto eksponente të kulturës dhe të qytetërimit, siç duan të pretendojnë njerëzit e veshur në uniforma, njerëzit që predikojnë edhe sot e gjithë ditën se shenjtorët, sado të nguruar, mund të lozin synë!