Thënie nga Hulusi Hako (6 thënie)

Natyra i thotë njeriut: «bëhu zoti im». «Zoti» i thotë njeriut: «ti do të jesh skllavi im». Cila pozitë i ka hije njeriut?

Nacionalizmi shqiptar mundi të mbruhej e të gatuhej vetëm pa fetë, jashtë feve, mbi to, me mënjanimin aktiv të tyre dhe kjo për fajin e vetë feve, për atë instrumentalizim politik antikombëtar apo antishqiptar të tyre.

Shoqëria njerëzore, gjatë historisë së saj, ka parë shumë besime fetare; mirëpo ajo ka bërë të sajën dhe nuk ka pyetur për karakterin e shenjtë e të përjetshëm të besimeve fetare, pretendimeve të tjera të klerit. Bile, mund të themi se shoqëria është zhvi

Shoqëria njerëzore, gjatë historisë së saj, ka parë shumë besime fetare; mirëpo ajo ka bërë të sajën dhe nuk ka pyetur për karakterin e shenjtë e të përjetshëm të besimeve fetare, pretendimeve të tjera të klerit. Bile, mund të themi se shoqëria është zhvilluar e ka ndryshuar në kundërshtim me fenë.

Në Kuran xheneti (parajsa) përshkruhet si një kopsht i bukur dhe i pasur, plot gjelbërime dhe hije, ku ka ujë të freskët, qumësht dhe mjaltë. Të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse dëshira të njerëzve që jetojnë në ato vende të nxehta të lindjes, ku piq

Në Kuran xheneti (parajsa) përshkruhet si një kopsht i bukur dhe i pasur, plot gjelbërime dhe hije, ku ka ujë të freskët, qumësht dhe mjaltë. Të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse dëshira të njerëzve që jetojnë në ato vende të nxehta të lindjes, ku piqet buka në diell, ku mungojnë ujët dhe gjelbërimet, ku ka shkretëtira pa mbarim.