Thënie nga Anonim (447 thënie)

Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur.

Anonim

Besimtarët na thonë se çdo gjë duhet të ketë një krijues, por harrojnë të na thonë se si u krijua ky i fundit.

Anonim

Kam lexuar diku se dashuria është kapitulli i parë në librin e madh të mosmirënjohjes.

Anonim

U përmbush ditën kur të takova ty. Më kujtohet kur e përjetova përqafimin tënd.

Anonim

Më ëmbël se dashuria nuk ka, por pas saj vjen urrejtja.

Anonim

Të dua shqip, “Je t’aime” frëngjisht, “Ik hou van jou” flamisht, “Jeg elsker deg” norvegjisht, “I love you” anglisht, “Ich liebe dich” gjermanisht… të dua, seriozisht.

Anonim

Nëse ti nuk do të kishe emër, do të të thërrisja dashuri, dhe nëse dashuria nuk do të kishte emër, do ta thërrisja me emrin tënd.

Anonim

Sa të çmuar janë sytë e tu pas gjithë kësaj që kam parë. Sa e varfër është gjithçka që shoh, kur shoh sytë e tu.

Anonim

Martesa është marrëdhënie seksuale, ose ndryshe ju mund të qëndronit si miq të mirë.

Anonim

Jepi njeriut një peshk dhe do të ushqehet për një ditë. Mësoje të peshkojë dhe do të ushqehet për tërë jetën. Jepi një fe dhe do të vdesë urie duke u lutur për një peshk.

Anonim