Mos e gjykoni gruan shumë për dobësitë e saj. Nëse nuk do ti kishte, atëherë nuk do tju kishte martuar ju.
Nëse nuk mund të shkoni mirë me partnerin
Martesat bëhen në qiell. Po kështu edhe stuhitë dhe tufanet.
Suksesi në martesë është më shumë se të gjesh personin e duhur. Do të thotë të jesh personi i duhur!
Bëjini sytë katër para martese dhe mbajini gjysmë të mbyllur më pas.
Një martesë e lumtur ka brenda gjithë kënaqësitë e miqësisë, gjithë gëzimin e ndjesive dhe arsyes, dhe gjithë ëmbëlsinë e jetës.
Si ëndërrat edhe mitet janë komunikime të rëndësishme nga vetja tek vetja. Nëse ne nuk e kuptojmë gjuhën në të cilën janë shkruar, atëherë humbim një rast të madh të asaj që dimë dhe ia tregojmë vetes në ato orë kur nuk jemi të zënë duke manipuluar botën përtej nesh.
Martesa ka shumë dhimbje, por beqaria nuk ka asnjë kënaqësi.
Nuk ka rëndësi se sa e rregullt është një grua nga natyra, është gabim për të kur e vendos gjithmonë burrin në vendin e tij.
Ne nuk duam cilësitë, ne duam personat; ndonjëherë për shkak të defekteve si dhe të cilësive.