Ka të mençur për të marrë. – MALLAKASTËR
Gjumi në dëborë është shkesi i vdekjes. – JUG
Nuk qaj se s’dua burrën, po bëj zakonë. – VLORË
Dita me diell duket që në mëngjes. – MYZEQE
Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. – ELBASAN
Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR
Jashtë valles dinë të gjithë të kërcejnë. – SKRAPAR
Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
Dhjetë herë mat, një herë pre. – KOSOVË
Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë. – Kosovë