Thënie dashurie (380 thënie)

Disa njerëz thonë se dashuria jonë është plotësisht e gabuar dhe se ne duhet të shikojmë jetën më realisht. Ata thonë se gjasat për ne janë tejet të pakta! Pyetëm, a thua, çka shohin sytë e tyre? As që e dijnë ata se si ndihem unë pranë teje dhe as që do

— Anonim

Sonte shoh një dorë që s’më bindet, shoh dy sy që të kërkojnë, ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s’më përket mua, ndjej dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun, nervat dhe çdo qelizë të qenies time.

— Anonim

Dëshiroj që ti ta dish se unë dhe ti ishim dikur por nuk do të jemi më kurrë bashkë.

— Anonim

Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit.

— Anonim

E shkruajta “të dua” në rërë, e fshinë dallgët. E shkruajta në qiell, e fshinë retë. E shkruajta në zemër, do mbetet përjetë.

— Anonim

Mundet ndonjëherë të harrohet çka është dashuria?

— Anonim

Më lër të qetë të lutem, gjumin ti mos ma prish, qelqi njëherë thyhet, nuk ngjitet sërish!

— Anonim

Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri.

— Anonim

Midis ëndrrës dhe realitetit nuk ka asnjë ndryshim, sepse ti di të bësh realitet gjithçka që kam ëndërruar.

— Anonim

Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpëlitem dhe ndjej shtrëngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomës sime, atëherë lotët teren nga ngrohtësia e rrezeve mbi fytyrën time.

— Anonim