Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e shumta përziejnë katundin. – JUG
Kush zë brumë do të gatuajë. – JUG
S’lidhet kali me p?. – LUKOVË
Frika nuk e len lepurin me u majtë. – SHKODËR
Ndarja është më e mira e të ligave. – SKRAPAR
Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma fort të zenë. – SHKODËR
Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. – JUG
Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që ata kanë barinë prapa. – JUG
As topi i Ali Pashës s’e tund. – ELBASAN
Dy shaka bëjnë një të vërtetë. – JUG