Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. – DEVOLL
Kush ha bukë, bën thërrime. – JUG
Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. – SKRAPAR
Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. – VLORË
Ç’bëhet rrallë, bëhet për mall. – JUG
Breshëri e rreh, e dhija bishtin përpjetë. – GJIROKASTËR
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. – DEVOLL
Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET
Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra. – JUG
Mos merr si pushka e jevgut. – TIRANË