Thënie nga Anonim (447 thënie)

Bie të fle, tek ti mendoj, në ëndrrat e gjumit ty të shikoj, zgjohem në mëngjes ty të imagjinoj, për tërë jetën ty të dashuroj.

Anonim

Ikja është fitorja e vetme në dashuri.

Anonim

Fetari i vogël iu lut “zotit” për një biçikletë, derisa e kuptoi se feja nuk funksionon në atë mënyrë, kështu që vodhi një biçikletë dhe i kërkoi falje “zotit” për mëkatin…

Anonim

Mos u lut në shkollën time e as unë nuk do të mendoj në faltoren tënde.

Anonim

Në fillim s’kishte asgjë dhe zoti tha “Le të bëhet dritë!” Dhe prapë s’kishte asgjë… por të paktën mund ta shikoje.

Anonim

Në çdo hap, në çdo vend, dhe në gjum më bie ndërmend. Kur flej, më duket të kam pranë; kur qeshi, më duket më shikon; kur qaj, më duket më pajton. Eja pranë meje!

Anonim

Dashuria e vërtetë nuk njeh keqkuptime.

Anonim

Isha duke pi çaj, për ty isha duke mendu, m’u derdh çaji nga gota, për pak isha t’u përvëlu.

Anonim

Dashuria është çelësi prej floriri që hap dyert e lumturisë.

Anonim

Në qoftë se gruaja do diçka, ka për t’u ngjitur në mal e ta marrë.

Anonim