Thënie dashurie (380 thënie)

Pa puthje s’ka dashuri.

Anonim

Në qoftë se askush nuk na do, atëhere as veten tonë nuk e duam.

Anonim

Dashuria ta djeg zemrën si zjarri drutë.

Anonim

Dua që sa më parë, kur të zgjohem një mëngjes, pranë meje të të takoj ty. Ti je krijesë e veçantë e zemrës sime. Më mungon pa masë!

Anonim

Do të mësohem me mosqenien tënde, do t’u them njerëzve që “ishte fati”, do të di të shtirem i lumtur… kushedi a do të jem në gjendje t’i them zemrës sime që mbaroi!

Anonim

Dhe malli në këto momente nuk po më lë vërtet të qetë.

Anonim

Të pres jashtë botës… aty ku realiteti bëhet magji… të pres aty ku urrejtja bëhet dashuri… ku lotët kthehen në rreze dielli… të pres aty ku le krenarinë përgjithmonë…të pres aty ku zemra ime s’do të vuajë me!

Anonim

Dashuria e parë është shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e vogël.

Anonim

Respekti për ty është e vetmja ndjenjë që më ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk.

Anonim

Se gishta si ata kurrë s’kisha parë, zemrën të ta krehin radhë më radhë. Të të puthin shpirtin, buzë si ato s’kisha ndjerë, dehje si ajo s’më kish ndodhur tjetër herë!!

Anonim