Atij që nuk e do, i thuaji: “Të hyftë vetja në qejf”. – SHKODËR
Pas lufte të gjithë bëhen trima. – TIRANË
Nga mërzitja e minjve, i vuri zjarrë mullirit. – JUG
Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. – MILOT
Ai që e ka provue din edhe me të mësue. – KOSOVË
Është nga ai gur që thyen çekan. – JUG
Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. – JUG
Hiq inatin gjej rehatin. – KRUJË
Uthulla e fortë plas gurin. – TIRANË
Fjalë pak e punë shumë. – LIBRAZHD