Ti prite të paktën, prite dhe të shumtën. – SKRAPAR
Lumi i thellë, nuk rrëmben. – JUG
Fjala pa punë, si peshku pa lumë. – GJIROKASTËR
Hajde baba të dëftej arrat e malit; Hajde gjyshe të të kallzoj ato të gjyshit. – ELBASAN
Marrija ma e madhe asht me kujtue vedin të mençëm. – SHKODËR
Gjëmon voza që nuk ka verë. – JUG
Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. – VLORË
Dy gjela në një vikt, s’këndojnë. – JUG
Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. – VLORË
Trim i mirë quhet ai që përcjell zemërimin. – KRUJË