Thënie për punën (168 thënie)

Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. – VLORË

Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa. – SARANDË

Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. – JUG

Nuk mba ujë orizi. – JUG

Mos shko si cjapi te kasapi. – SHQIPËRI E MESME

Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. – KOSOVË

Dy kunguj nën një sqetull s’mbahen. – PËRMET

Kur s’ke mace, bëjnë minjtë dasmë. – ELBASAN

Mos u zër për degësh, po për rrënjësh. – JUG

Rroga është e mirë dhe unë do të vazhdoj të punoj.