Thënie nga Odise Paskali (2 thënie)

Dogmat fetare janë dokrra e përralla të rreme. Ka kush shikon ëndrra në gjumë dhe kush me sy hapur. Le pastaj çështja s’është me spekulacion intelektual po mjeshtri e tregti. Ndërgjegjja kushtëzohet prej gjendjes trupore, është emanacion i saj.

Është ndjenjë atavike feja për shqiptarin. Aq është e vërtetë kjo sa ai qëndron indiferent për cilësitë “hyjnore të Krishtit e të Muhametit”, sa nuk harxhon një grosh në emër të tyre.