Thënie nga Xhakomo Kazanova

E shkruaj jetën time për të qeshur me veten, dhe ia arrij. Shkruaj trembëdhjetë orë në ditë, e më kalojnë si trembëdhjetë minuta. Sa kënaqësi t’i kujtosh kënaqësitë! Po sa vuajtje t’i sjellësh në mendje. Zbavitem sepse nuk trilloj asgjë. Ajo që më nxit është detyrimi që kam, në këtë pikë, për t’i maskuar emrat, nga fakti që nuk mund t’i shpalos gjërat e të tjerëve.