Në periudha të ndryshme ka pasur shtriga, kështu thotë “Bibla”. “Bibla” urdhëroi që shtrigat nuk duhen lejuar të jetojnë, kështu Kisha pasi bëri detyrën e saj me përtaci e ngadalësi për rreth 800 vite, mblodhi litarët, gozhdët e urët e zjarrit dhe ia nisi punës me zell të madh. Punoi fort natë e ditë për nëntë shekuj dhe burgosi, torturoi, vari dhe dogji hordhi e ushtri të tëra shtrigash e shtriganësh sa e pastroi krejt botën kristiane nga gjaku i tyre i ndotur. Pastaj u zbulua se në të vërtetë nuk paskësh gjë të tillë si shtriga e as nuk kish pasur kurrë. S’di a të qeshësh, a të qash.