Jetë – do të thotë: të flakësh vazhdimisht larg teje gjithçka që dëshiron të vdesë. Jetë – do të thotë: të jesh i ashpër dhe i pamëshirshëm me gjithçka që plaket dhe dobësohet brenda nesh – dhe jo vetëm brenda nesh. Jetë – do të thotë gjithashtu: të mos të të vijë keq aspak për ata në prag të vdekjes, të mjerët e pleqtë; Të jesh vazhdimisht vrasës; – Por ja që plaku Moisi tha: “Mos vrit!”