Feja po nxjerr çdo fitim të mundshëm nga fakti që shkenca ende postulon se është në kërkim dhe jo në zotërim të dijes së sigurt së të vërtetës. Le ta krahasojmë shkencën me një shkallë. Në çdo shkallare që ngjitesh fiton dhe një pamje më të plotë të vendit. Por shkenca nuk pretendon të dijë thelbin e gjërave. Kur shkenca shikon se i duhet të rishikojë një koncept apo një tjetër për të cilin mendonte se ishte përfundimtar, menjëherë kërcen feja dhe përpall: “A nuk të thamë?!” Por të flasësh kështu do të thotë të mos dish që një sjellje e tillë është në natyrën e shkencës. Nëse shkenca vendoste të merrte qëndrim dogmatik, do të bëhej dhe ajo vetë një kishë.