Rreth nesh

Thenie.ORG është faqja më e madhe shqiptare e thënieve. Ne edukojmë dhe argëtojmë njerëz të të gjitha moshave me thënie nga figurat më të njohura historike deri në lajmbërësit e të sotmes – njerëz të famshëm, atletë, politikanë, shkrimtarë dhe gjithçka tjetër në mes tyre. Ne jemi të apasionuar pas thënieve në një mision që të ndajmë dije me të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Vlerat

Ne besojmë se qasja në fjalën e folur na jep një depërtim unik në historinë kulturore, politike dhe historike të botës të cilën e ndajmë. Më tej, ne besojmë se në këto thënie, e qenësishme ndodhet edhe esenca e individualëve të cituar; interesat e tyre, sistemi i besimit, komentet dhe idetë janë të kapura në kohë për t’i sjellë dobi gjeneratës tonë dhe të ardhshmes.

Pse Thenie.ORG?

Thenie.ORG ofron qasje në botën e thënieve. Koleksioni ynë i thënieve është më i madhi në webin shqiptar, dhe po rritet dita ditës. Qoftë ajo një thënie për kartolinë ditëlindjeje, letër dashurie, temë diplome apo thjesht për qejf, Thenie.ORG e bën të lehtë të gjeni thënie të bukura. Ne kemi një thesar të thënieve me rëndësi historike, politike dhe kulturore në faqen tonë, në Facebook, Twitter, Instagram, YouTube dhe Google+. Thenie.ORG e ka gishtin në pulsin e ngjarjeve botërore – duke zgjedhur kështu thëniet më të reja të personaliteteve që formësojnë aktualitetin tonë. Përzgjedhjet tona të thënieve përmbajnë thëniet më të mira në plot tema të ndryshme si dhe së shpejti do të ofrojmë edhe pjesën “Thënia e ditës” e cila do të përditësohet çdo ditë me thënie për natyrën, humorin, artin, dashurinë e shumë tema tjera.

Kush e përdor Thenie.ORG?

Thenie.ORG ka diçka për secilin. Çdo ditë, mijëra shqiptarë gjejnë thënie të bukura në Thenie.ORG dhe në faqet tona në rrjete shoqërore. Ne tërheqim edukatorë, studentë, shkrimtarë, gazetarë, hulumtuesë, profesionistë të mediave si dhe adhurues të thënieve të të gjitha moshave.

Prekja njerëzore

Thenie.ORG i zgjedh një nga një të gjitha thëniet të cilat botohen në faqe dhe në rrjete shoqërore. Përzgjedhësit tanë mendjehollë dhe inteligjentë zgjedhin thënie dhe krijojnë koleksione të thënieve për të frymëzuar, motivuar dhe argëtuar lexuesit tanë.

100% Falas

Thenie.ORG është shërbim falas, i mbështetur nga të hyrat nga reklamat të cilat herë pas here shfaqen në faqe. Ekipi ynë i marketingut punon me reklamues të besueshëm dhe rrjete reklamash të kualitetit të lartë. Ne sigurohemi që reklamat që shfaqen në faqen tonë të jenë të përshtatshme për të gjitha moshet dhe e kufizojmë reklamimin e bezdisshëm sepse e çmojmë audiencën tonë dhe dëshirojmë që të gjithë të na pëlqejnë.

Njerëzit flasin, Thenie.ORG dëgjon

Thenie.ORG e di se çdo sekond të ditës, njerëz të rëndësishëm kanë diçka për të thënë. Stafi ynë i përkushtuar kap thënie të reja duke lexuar artikuj, intervista dhe editorialë nga media të ndryshme vendore dhe të huaja si dhe postime në rrjete të ndryshme shoqërore. Thëniet tona burojnë nga një listë e gjatë e autorëve dhe me qejf mësojme për njerëz të rinj. Nëse ndonjë individ i shquar mungon në faqen tonë, na bëni me dije. Ne i mirëpresim sugjerimet tuaja.

Njerëz të vërtetë dhe personazhe

Kur kërkoni në faqet e Thenie.ORG, ju do të gjeni thënie të thëna nga njerëz të vërtetë por edhe nga personazhe të dramave të famshme, librave apo filmave.

Të mençura apo jo?

Thëniet dhe përzgjedhjet tona kanë motivuar, frymëzuar dhe informuar qindra mijëra shqiptarë por jo të gjitha thëniet tona janë “të mençura”. Ne përfshijmë thënie “jo të mençura” sepse ato janë argëtuese apo kontribuojnë në bisedën tonë kulturore. Për deri sa ato mund të mos jenë inteligjente, dëfryese apo mjeshtërore, personi i cituar ka pasur diçka për të thënë që ka rëndësi për ta – dhe për këtë arsye, fjalët e tyre janë të rëndësishme për ne. Nëse Fisnik Ismaili flet për diçka të pamend si pesha e tij, ne mendojmë se kjo është kulturalisht interesante: Fisi është i njohur për madhësinë e tij trupore (të paktën deri më tani).

Bashkangjitjuni bisedës

Frymëzohuni me Thenie.ORG në Facebook, Twitter, Instagram, YouTube dhe Google+. Na pëlqeni, na ndiqni, abonohuni dhe na bëni +1 për të marrur thënie të reja çdo ditë në kryefaqen tuaj. Pëlqeni, komentoni dhe shpërndani thëniet tona me miqtë tuaj, familjen dhe mbi 19 mijë fansa të Thenie.ORG.

Thenie.ORG në mobil

Nuk jeni pranë kompjuterit tuaj në shtëpi? S’ka problem! Thenie.ORG funksionon edhe në pajisjet mobile. Formati ynë mobil e bën të lehtë që t’i lexoni, të kërkoni dhe t’i shpërndani thëniet tona nga telefoni juaj kudo që jeni. Çdo autor dhe thënie në Thenie.ORG ndodhet edhe në verzionin mobil kështu që ju nuk do të humbisni asgjë! Kurrë nuk e dini kur do të ju duhet një thënie e mirë, dhe Thenie.ORG është gjithmonë këtu për ju. Kështu… deri sa ne nuk e përkrahim këtë lloj aktiviteti, herën tjetër kur të jeni duke ngasur biçikletën tuaj dhe duke pirë një koktej me qumësht dhe jeni papritur i frymëzuar për të lexuar thënie për dietat dhe fitnesin, Thenie.ORG do të ju plotësojë çdo kërkesë.

Thënie të mahnitshme me fotografi

Çfarë i bën thëniet edhe më të mira? Fotografitë! Thenie.ORG ka një koleksion spektakular të thënieve me fotografi. Deri më tani, rreth 200 prej thënieve në koleksionin tonë janë të shoqëruara me fotografi dhe dizajn unik dhe ky numër vetëm sa po rritet dita ditës. Ne ju inkurajojmë që këto fotografi t’i shpërndani me miqtë tuaj nëpër rrjete shoqërore, media apo gjetkë si dhe t’i shtypni e t’i përdorni si zbukurime për ambientet tuaja mirëpo gjithmonë duke lënë të dukshme logon tonë që zakonisht gjendet në skaj të fotografive. Ne punojmë shumë për të ju ofruar përmbajtje të veçantë andaj do të ju ishim shumë mirënjohës nëse nuk fshehni burimin e thënieve derisa i ndani ato me miqtë dhe familjen tuaj.

Kërkimi për përsosmëri

Në Thenie.ORG, kualiteti dhe përpikmëria e përmbajtjes tonë është prioriteti ynë kryesor. Ne i çmojmë komentet dhe durimin tuaj nëse gjeni ndonjë gabim të cilin nuk e e kemi vërejtur. Ju lutem na kontaktoni përmes kësaj vegëze dhe ne do t’i rregullojmë ato menjëherë.

Abdikim

Përdorimi i rregullt i Thenie.ORG e stimulon mendjen dhe e rrit koeficientin e inteligjencës suaj. Anasjelltas, hulumtimet e fundit kanë treguar se koha e kaluar në faqe tjera falso të thënieve çon në humbje të poenave të IQ. Është vetëm një Thenie.ORG!

Frymëzohemi nga:

Thenie.ORG u krijua më 31 dhjetor, 2012 në Prishtinë, Republika e Kosovës. Kjo faqe u përditësua së fundmi më 1 mars, 2016.

Nëse keni nevojë të na kontaktoni për çfarëdo çështje rreth faqes, klikoni këtu.

Keni diçka për të thënë? Komentoni më poshtë…