Të paligjshmen e bëjmë menjëherë. Jokushtetuesja kërkon diçka me shumë kohë.
Javën tjetër nuk mund të ketë kriza. Unë do të jem i zënë deri në fyt me punë.
Qëllimi i liderit është ta marrë popullin e tij prej aty ku ndodhet dhe ta çojë atje ku nuk ka qenë.
Në politikë është e domosdoshme ta tradhtosh vendin tënd ose elektoratin. Unë parapëlqej ta tradhtoj elektoratin.
Nuk mund të qeveriset me “por”-e.
Unë besoj se populli, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses.
Bosnja është një vend i ndërlikuar: tri fe, tri kombe dhe ata “të tjerët”. Nacionalizmi është i fortë në të tri kombet; në dy prej tyre ka shumë racizëm, shovinizëm, separatizëm; dhe tani supozohet që ne ta krjojmë një shtet nga kjo.
Bota është e ndryshme tani. Sepse njeriu mban në duart e tij të vdekshme fuqinë për t’i zhdukur të gjitha format e varfërisë njerëzore dhe të gjtiha format e jetës njerëzore.
Lavdia iu ulet në prehër vetëm atyre që e kanë ëndërruar gjithmonë atë.
Të gjitha nënat duan që djemtë e tyre t’i rritin për t’i bërë presidentë, por ato nuk duan që ata të bëhen politikanë para se të bëhen presidentë.