Thënie për poezinë (42 thënie)

Poezia fillon si një nyjë në fyt, si një ndjesi gabimi, si një përmallim, si një rënie në dashuri.

Vallëzimi është një poemë ku çdo lëvizje është një fjalë.

Poeti gëzon privilegjin e pakrahasueshëm të jetë vetvetja dhe të tjerët, si të dojë.

Kritika është për letërsinë dhe poezinë si shkëmbi i fshehur është për anijen me vela në det të hapur.

Kur shkruaj, unë nuk shkoj me mendjen time drejt Nju Jorkut, por drejt një pike të turbullt paksa në lindje të Kansas.

Unë them se demokracia nuk mund të provojë veten, derisa ajo të themelojë dhe të rritë begatisht format e veta të artit, poezive, shkollave, teologjisë, duke zëvendësuar gjithçka që ekziston, ose që ka qenë prodhuar kudo në të kaluarën, nën ndikime të kun

Në Rusi të gjithë tiranët besojnë se poetët janë armiqtë e tyre më të rrezikshëm.

Franca nuk është poetike; madje ajo e ndjen, në fakt, është një gabim i bashkëlindur i poezisë. Mes shkrimtarëve që përdorin vargun, ata të cilët ajo gjithmonë i parapëlqen janë pikërisht më prozaikët.

Poezitë e mia janë politike në kuptimin më të thellë të fjalës. Të jesh politik do të thotë të jetosh në kohën tënde, të jesh një njeri i kohës sate.

Asnjë varg për pagesë nuk bëhet nga ai që dëshiron të bëjë një punë të mirë.