Pleqëria është kurora e jetës, akti i fundit i dramës sonë.
Ashtu si miratoj një të ri që ka diçka në vete nga një plak, nuk jam më pak i kënaqur me një plak që ka në vete diçka prej të riu. Ai që ndjek këtë rregull do të jetë plak në trup, por kurrë në mendje.
Tragjedia e jetës është se ne plakemi tepër shpejt dhe mençurohemi tepër vonë.
Pleqëria, besomë mua, është një gjë e mirë dhe e kënaqshme. Është e vërtetë se të kanë përzënë me mirësjellje nga skena, por të është dhënë një vend i rehatshëm në radhën e parë si spektator.
Sa e këndshme është për një baba të ulet pranë fëmijës së tij. Është si një plak që rri nën hijen e një lisi që ai e ka mbjellë.
Unë nuk kam guxuar kurrë të jem radikal kur isha i ri nga frika se mos bëhem konservator kur të plakem.
Fëmija rend përpara me sy mbyllur, i rrituri është kalimtar, plaku rend me shpinë.