E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. – PËRMET
Mur mur behet ur. – KRUJË
Ai që s’ka gojë, vdes pa ardh dita. – Elbasan
Besa asht ma e fortë se vdekja. – KRUJË
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. – JUG
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. – ELBASAN
Pyet detin sa lumenj derdhen në të. – KOLONJË
Amanetin e mban toka. – SHKODËR
Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për tu bashkuar me armiqt’ e Shqipërisë i hequr prej besës, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë. Këta duhet të vështrohen s
Çakallit lëshoi ujkun. – Elbasan