Arti është shprehje në laborator e gëzimit të njeriut.
Ekzistojnë vetëm tri qenie të respektueshme: prifti, luftëtari dhe poeti. Me ditë, me vra dhe me krijue.
Poeti nuk mban kurrë shënime. Njeriu nuk mban kurrë shënime në një aferë dashurie.
Poezia fillon si dëfrim dhe mbaron si zgjuarsi.
Poetët janë si gjuajtësit e topit në bejsboll. Të dy kanë momentet e tyre. Intervalet janë gjëra të rënda.
Rima, ajo mbretëreshë e skllavëruar, ajo magji supreme e poezisë, ajo krijuese e metrikës sonë.
Kinemaja është mjedisi i regjisorit, kështu që ti pyet veten: “E çfarë dua unë?” Të jesh aktor do të thotë të përshtatesh – fizikisht dhe shpirtërisht. Nëse kështu dukesh bukur dhe të tjerët të admirojnë, atëherë faleminderit. Dhe nëse ti kërkon të rrëmbesh gjithçka prej saj, atëherë pse jo.
Liri në art, liri në shoqëri, ky është qëllimi i dyfishtë për të cilin të gjitha mendjet e vërteta dhe logjike duhet të luftojnë.
Pse u dashka që poezia të ketë kuptim?
Nëse arti është për t’i ushqyer rrënjët e kulturës sonë, shoqëria duhet ta bëjë artistin të lirë që të kërkojë vizionin e tij kudo që ky e fton artistin.