Zoti, ashtu si e vërteta, kanë qenë për mua një thesar i pamasë. Qoftë Ai për të gjithë siç është për mua.
Ne e kapërdijmë menjëherë çdo gënjeshtër që na pëlqen, por e hurbim pak e nga pak të vërtetën e hidhur.
Unë dua të të dallohen nga pjesa tjetër; të them të vërtetën, ai që është mik i të gjithë njerëzimit nuk është miku im.
Ashtu si zjarri i hedhur në ujë shuhet dhe mbaron, ashtu edhe akuza e rreme kur bëhet kundër një karakteri të dlirë dhe të shenjtë, avullon dhe zhduket menjëherë…
Unë besoj se populli, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses.
Nuk jam i sigurtë për asgjë përveç shenjtërisë së ngrohtësive të zemrës dhe përfytyrimit të së vërtetës.
E vërteta është më e çuditshme se trillimi, por kjo është për shkak se Trillimi është i detyruar që t’i tkurrë mundësitë; e Vërteta nuk është e detyruar.
Feja po nxjerr çdo fitim të mundshëm nga fakti që shkenca ende postulon se është në kërkim dhe jo në zotërim të dijes së sigurt së të vërtetës. Le ta krahasojmë shkencën me një shkallë. Në çdo shkallare që ngjitesh fiton dhe një pamje më të plotë të vendi
Rrena nuk është gjë tjetër veçse imitim i së vërtetës.
Unë nuk kam asgjë të re që t’ia mësoj botës. E Vërtea dhe Jodhuna janë të vjetra sa rruzulli. E vetmja që kam bërë ka qenë përpjekja t’i eksperimentoj në një shkallë sa më të gjerë të mundshme.