Thënie për sportin (67 thënie)

Gjithë jetën time unë e falënderoj Zotin. Familja ime ishte shumë besimtare.

E godita atë aq fort sa atij iu desh një lugë këpucësh për të vënë në kokë kapelën e tij.

Për shembull, Michael Jordan fiton $100 milionë në vit, por vazhdon të luajë basketboll dhe mbetet një qenie njerëzore modeste.

Mendoj se Marseille është si Liverpooli, shumë drithëruese dhe e ashpër.

Shumëkush pajtohet me mua se shumë gjëra në futboll në kohën tonë nuk janë të pastra – dhe këtë nuk e meritojnë ata që shikojnë futboll. Gjendja do të vazhdojë kështu gjersa futbolli do të drejtohet nga njerëz që nuk e kuptojnë futbollin.

Gjithkush në Argjentinë mund të kujtojë tani ‘dorën e Zotit’ në ndeshjen me Anglinë për Kupën e Fotbollit 1986. Tani në vendin tim ‘dora e Zotit’ na solli ne një papë argjentinas.

Unë jam më i madhi, thashë se edhe më parë madje e dija këtë. Unë besoj në fenë islame. Besoj në Allahun dhe paqen.

Është e rëndë të jesh modest, kur je kaq i madh siç jam unë.

Unë përfytyroj të jem kampion nja dhjetë vjet e pastaj t’ia lë titullin vëllait tim – si Kenedët atje në Uashington.

Nëse ti nuk do që të luash futboll të pastër, atëherë ngjitu në shkallët e stadiumit.