Thënie shqiptare (473 thënie)

Nën hije as bari nuk ngren krye. – JUG

Besë e shqiptarit si purteka e arit. – JUG

Me thënë e me të bërë shkon në mes një lum i tërë. – JUG

Bota të jep aq sa t’i kesh dhënë asaj. JUG

Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell. – KORÇË

Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. – JUG

Po të vëmë re përparimin e njerëzisë në të tëra kombet, shohim se ky përparim i madh që duket sot kaq i fortë, sa lufton në tokë, në ujë, nën ujë, në erë, ka lindur nga një luftë e rreptë që ka ngjarë midis mendjes, diturisë që është fryt i saj dhe tradic

Kur ke zemër ke edhe krahë. – KRUJË

Në portën e të shurdhit mos trokit. – KORÇË

Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë me xhama. – SULOVË