Dora me baltë buka me mjaltë. – KOSOVË
Dasma nuk shihet në fillim, por në fund. – JUG
Miqësia është një punë e bukur me orar të plotë nëse ti vërtet je miqësor me dikë. Ti nuk mund të kesh shumë miq, sepse atëherë ata nuk janë miq të vërtetë.
Jo si cjapi te kasapi. – KORÇË
Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. – TROPOJË
Dijet e mëdha janë në fjalë të shkurtra. – SHKODËR
Kënga për darkë, brenga për drekë. – JUG
Mos pyet sa vjeç je, po ç’shëndet ke. – TIRANË
Kullote dhinë të të mbushë kusinë. – GJIROKASTËR
Ngopet deti me lumenj? DEVOLL