Thënie për mençurinë (103 thënie)

Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. – KORÇË

Barku i gjerë, truri i ngushtë. – JUG

Ka gjithmonë diçka dyshuese kur një intelektual merr anën e fituesve.

Nuk qaj se s’dua burrën, po bëj zakonë. – VLORË

Dita me diell duket që në mëngjes. – MYZEQE

Me një gur, ti vrave dy zogj. – KUÇ-VLORË

S’mbushet thesi me gënjeshtra. – GJIROKASTËR

Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. – SHKODËR

Si unazë ari në feçkën e një derri është një grua e bukur që s’ka mend.

Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi. – KORÇË