Thënie për leximin (112 thënie)

Mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën dhe mençurinë nuk është të pyeten librat, por të shkosh tek Zoti në lutje, dhe të sigurosh mësim hyjnor. 

Shitësit e librave janë pikë-caktimi më me vlerë për të vetmuarit, sipas numrit të librave që u shkruan për shkak se autorët nuk mund të gjenin askënd për të biseduar. 

Më tepër mundësi ka që t’i mësosh një gomari të lexojë, sesa të verbosh arsyen dhe ta çosh atë ku do ti, sepse arsyeja duhet mashtruar, verbuar e shkatërruar. Besimi duhet ta shkelë nën këmbë krejt arsyen, logjikën, kuptimin dhe çdo gjë tjetër që shikon s

Efekti më i mire i cilitdo libër është nxitja e lexuesit në aktivitet personal. 

Që nga momenti që kapa librin tuaj e deri sa e lëshova, u tunda nga e qeshura. Kam ndërmend të e lexoj një ditë.

Në ditët e vjetra librat shkruheshin nga njerëzit e letrave dhe lexoheshin nga publiku. Në ditët e sodit librat shkruhen nga publiku dhe lexohen nga askush. 

Çdo lexim i thelluar duhet të jetë një zëvendësues i mirë për zbavitjen shumë të përshtatshme që të mbushë kohën e lirë të klasave të punës.

Leximi, vetmia, papunësi, një jetë e butë dhe e ndenjur, marrëdhëniet me gratë dhe të rinjtë, janë rrugët e vështira për një të ri, dhe këto e çojnë atë vazhdimisht në rrezik.

Predikuesit në katedra folën rreth asaj se sa porosi e madhe është në libër. Pavarësisht çfarë bën, ndokush gjithmonë do të fusë mendimin në librin tënd. 

Jashtë qenit, libri është shoku më i mire i njeriut. Brenda qenit është shumë errët për të lexuar.