Unë kam dëshirë të mund të shkruaj në mënyrë aq misterioze sa një mace.
Franca nuk është poetike; madje ajo e ndjen, në fakt, është një gabim i bashkëlindur i poezisë. Mes shkrimtarëve që përdorin vargun, ata të cilët ajo gjithmonë i parapëlqen janë pikërisht më prozaikët.
Literatura nuk ekziston në një vakuum. Shkrimtarë si të tillë kanë një funksion të caktuar shoqëror saktësisht proporcional me aftësinë e tyre si shkrimtarë. Kjo është dobia e tyre kryesore.
Një epokë e madhe e letërsisë është ndoshta gjithmonë një epokë e madhe e përkthimeve.
Poezia duhet të jetë e madhe dhe matur, një gjë që hyn në shpirtin e dikut dhe nuk e tremb apo shastis atë me pamjen e saj, por me shpirtin e saj.
Letërsia shërben si një kontroll moral ndaj politikës.
Poezia e tokës nuk vdes kurrë.
Nuk kam ndërmend të kem të bëj më me politikën ose politikanët. Kur kjo luftë te¨mbarojë unë do të merrem vetëm me shkrime dhe pikturë.
Gjithmonë ji poet, edhe në prozë.
Orvatja për t’ia kushtuar veten vetëm letërsisë është gjëja më mashtruese, dhe shpesh, në mënyrë paradoksale, është letërsia ajo që vuan nga kjo orvatje.