Fjalë të urta (446 thënie)

Mos pyet sa vjeç je, po ç’shëndet ke. – TIRANË

Kullote dhinë të të mbushë kusinë. – GJIROKASTËR

Shqiptari s’ha pulë të ngordhur. – JUG

Mos e humb si Xhaferri simiten. – ELBASAN

S’i bën mjekra priftërinjtë. – JUG

Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. – KORÇË

Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI

Barku i gjerë, truri i ngushtë. – JUG

Ngopet deti me lumenj? DEVOLL

Balta më e ëmbël se mjalta. – GJIROKASTER