Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. – KRUJË
U mbars mali, polli një mi. – JUG
Koka e falur s’pritet. – JUG
Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi. – DUKAT
Pyll pa derra s’ka. – ELBASAN
Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. – SULOVË