Thënie filozofike (183 thënie)

Gjithëfuqia e së keqes nuk ka rezultuar kurrë në asgjë tjetër veçse në përpjekje të pafrutshme. Mendimet tona e braktisin gjithmonë cilindo që përpiqet t’i fshehë ato.

Të vetmit të pasur të vërtetë janë ata që nuk duan të kenë më shumë.

Mësuesi gjithmonë fillon me gjetje gabimesh, por nxënësi shikon merita pozitive në gjithçka.

Bukuria ka vetëm një tip, shëmtia ka me mijëra.

Ti mund ti parashikosh gjërat vetëm kur ato kanë ndodhur.

Përparimi, kjo herezi e madhe e rrënimit.

Të jesh njeri i madh dhe një shenjt për veten, kjo është gjëja më e rëndësishme.

Dëgjoje britmën e një gruaje kur është duke lindur fëmijën – pastaj vështroje njeriun tek lufton për të dhënë shpirt në mbarim të jetës. E pastaj më thuaj mua nëse diçka që fillon dhe mbaron mund të jetë e përcaktuar për gëzim.

Mos harro ta duash vetveten.

Të qeverisësh do të thotë të zgjedhësh midis disavantazheve.