Thënie filozofike (183 thënie)

Mbani fytyrën tuaj gjithmonë drejt diellit – dhe hijet do të bien prapa jush.

Ka gjithmonë diçka dyshuese kur një intelektual merr anën e fituesve.

Nganjëherë na duhet të prekim fundin e mjerimit për ta kuptuar të vërtetën, prandaj na duhet të prekim fundin e së mirës për të parë yjet në dritën e tyre të plotë.

Ideja është gjithmonë përgjithësim (abstragim, dhe përgjithësimi është pronë e të menduarit. Të përgjithësosh do të thotë të mendosh.

Njeriu modern duhet ta zbresë spiralen e absurditetit të tij deri në pikën më të ulët; vetëm atëherë mund të shohë përtej saj. Natyrisht është e pamundur t’i biesh rrotull, kapërce mbi të ose thjesht shmange atë.

Jeta ka forcat e saj të fshehta, por një realitet që duhet përjetuar.

A janë bindjet një gjë kaq e thjeshtë si rrobat që njeriu mund t’i ndërrojë si të dojë? Bindjet janë të tilla për njerëz që jetojnë epoka dhe epoka.

Zoti, ashtu si e vërteta, kanë qenë për mua një thesar i pamasë. Qoftë Ai për të gjithë siç është për mua.

Dashuria është bashkimi me dikë apo me diçka, jashtë vetes, me kusht që të mbahet veçanësia dhe integriteti i secilit.

Një thënie e mprehtë nuk provon asgjë.