Thënie për ëndrrat (21 thënie)

Gjithçka që ne shohim apo duket është një ëndërr, por brenda një ëndërre.

Nuk ka ëndërr dashurie, sado ideale të jetë ajo, e cila nuk përfundon me një foshnjë topolake, qaramane që varet tek gjinjtë.

Kur vdiste i respektuarshmi plaku i familjes, trupin e tij e futnin në baltë siç bëjmë edhe sot. Mirëpo pjesëtarëve që mbeteshin të gjallë u çfaqej në ëndërr fytyra e të vdekurit dhe bile m’e fuqishme dhe më e rreptë, u flitte, i qërtonte, i përkëdhelte n

Ëndrrat janë të vërteta aq kohë sa ato zgjasin, e ne a nuk jetojmë në ëndrra?

Për mua, ëndërrimi është thjesht të jesh pragmatik.

Problemet e botës nuk ka gjasa të zgjidhen nga skeptikët ose cinikët, horizontet e të cilëve janë të kufizuar nga realitetet e natyrshme. Ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund të ëndërrojnë për gjëra që nuk ishin kurrë më parë.

Mendimi është laboratori i intelektit, ëndërrimi është kënaqësia e tij.

Ëndrrat bëhen realitet; pa këtë mundësi, natyra nuk do të na nxiste të kemi ëndërra.

Si ëndërrat edhe mitet janë komunikime të rëndësishme nga vetja tek vetja. Nëse ne nuk e kuptojmë gjuhën në të cilën janë shkruar, atëherë humbim një rast të madh të asaj që dimë dhe ia tregojmë vetes në ato orë kur nuk jemi të zënë duke manipuluar botën përtej nesh.

Nuk është aspak një tekë e paarsyeshme që, në një ekzistencë të ardhme, ne do ta shikojmë atë që ne mendojmë se është ekzistenca jonë e sotme, si një ëndërr.