Thënie për dëshirat (23 thënie)

Për shkak të papërkryerjes së çdo njeriu, ne mund t’i realizojmë dëshirat tona duke u përballur me të kundërtën tonë.

Tri gjëra janë të nevojshme për shpëtimin e njeriut: të dijë se çfarë ai duhet të besojë; të dijë se çfarë ai duhet të dëshirojë; dhe të dijë se çfarë ai duhet të bëjë.

Frika e vdekjes na bën të shmangim vlerat dhe religjionin. Sepse dëshira për vlera është dëshirë për besimin religjioz.

Ka një bukuri të tillë e ndaluara që e bën atë pashpjegueshëm të dëshirueshme.

Ne duhet të heqim dorë jo vetëm nga dëshira jonë aktuale për rritjen e shtetit, por ne duhet ta dëshirojmë rënien e tij, dobësimin e tij.

Të tentosh shkatërrimin e pasioneve tona është një marrëzi e madhe. Sa qëllim fisnik është ai i një zelltari që e torturon veten si një i çmendur në mënyrë që të mos dëshirojë asgjë, të mos dashurojë asgjë, të mos ndjejë asgjë, dhe i cili, nëse ia arrin, do të përfundojë në një monstër të tërë!

Ne nuk mund të dëshirojmë atë që ne nuk e dimë.

Shumë njerëz mendojnë se i dëshirojnë gjërat, por ata nuk kanë vërtet forcën, disiplinën. Ata janë të dobët. Unë mendoj se njeriu arrin çfarë don, nëse ai e do vërtet shumë.

Lumturia sigurohet nëpërmjet virtytit; është një e mirë që arrihet nëpërmjet dëshirës së vetë njeriut.

Ne nuk do të kemi sukses në ndryshimin e gjërave sipas dëshirës sonë, por gradualisht dëshirat tona ndryshojnë.