Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. – JUG
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. – KORCE
Dardha bie nën dardhë. – VLORË
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. – ÇAMËRI
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. – VERI
Gjuha ruhet atje ku shkruhet. – KORÇË
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. – KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër. – JUG
Gjuha bashkon kombin. – JUG
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. – MAT