Thënie nga Viktor Hygo (72 thënie)

Djali, vëllai, babai, i dashuri, miku. Ka hapësirë në zemër për të gjitha ndjenjat, siç ka hapësirë në qiell për të gjithë yjet.

Dikush i shikon cilësitë nga larg dhe të metat nga afër.

Teksa kuleta zbrazet, zemra mbushet.

Ka etër që nuk i duan fëmijët e tyre; nuk ka gjyshër që nuk i duan nipat e tyre.

Një lëvdatë është diçka si një puthje nëpërmjet një tyli.

E çfarë është historia? Një jehonë e së kaluarës në të ardhmen; një pasqyrim i së ardhmes në të shkuarën.

Vogëlsia në një njeri të madh duke më e vogël në përpjesëtim me gjithë pjesën tjetër.

Unë jam një fetar i kundërvënë ndaj fesë.

Mendime të tilla janë lutje. Ka momente kur, sido që të jetë sjellja e trupit, shpirti është i përgjunjur ndaj tij.

Askush nuk di më mirë se një grua si t’i thotë gjërat që janë njëkohësisht njerëzore dhe të thella.