Thënie nga Viktor Hygo (72 thënie)

Askush nuk mund ta mbajë sekretin më mirë se një fëmijë.

Gjithëfuqia e së keqes nuk ka rezultuar kurrë në asgjë tjetër veçse në përpjekje të pafrutshme. Mendimet tona e braktisin gjithmonë cilindo që përpiqet t’i fshehë ato.

Inteligjenca është grua, fantazia është mëseusja e saj, kujtesa është shërbyesja.

Bukuria ka vetëm një tip, shëmtia ka me mijëra.

Malet, pylli dhe deti i bëjnë njerëzit të egër; ata kultivojnë egërsinë, por nuk e shkatërrojnë njeriun.

Si përzierje e kontrastit me sublimen, grotesku është, nga pikëpamja jonë, burimi më i pasur që ofron natyra.

Unë jam një shpirt. Dhe e di mirë që çfarë do të çoj në varr nuk është vetja ime. Vetja ime do të shkojë tjetërkund. Tokë, ti nuk je humnera ime!

Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet dhe ndaj së cilës është e pamundur të heshtësh.

Takova në rrugë një djalosh të ri shumë të varfër i cili kishte rënë në dashuri. Kapelja e tij ishte e vjetër, palltoja e tij e reckosur, uji i rridhte nëpër këpucët e tij, – dhe yjet i rridhinin nëpër shpirtin e tij.

Lumturia supreme e jetës është bindja se të tjerët na duan; ngaqë e meritojmë atë, ose pavarësisht nëse e meritojmë atë.