Libri është kopsht, është pemëtore, thesar, është festë, është një shoqëri si të thuash, është këshilltar, një mori këshilltarësh.
Çdo gazetë, nga rreshti i parë tek i fundit, nuk është gjë tjetër veçse një rrjet tmerresh, unë nuk e kuptoj sesi një dorë e pafajshme mund të prekë një gazetë pa u dridhur nga neveria.
Që i vogël unë ndjeva në zemrën time dy gjëra kundërthënëse, tmerrin e jetës dhe harenë e jetës.
Ekzistojnë vetëm tri qenie të respektueshme: prifti, luftëtari dhe poeti. Me ditë, me vra dhe me krijue.
Kënaqësia që vjen nga pasqyrimi i së tashmes vjen falë jo vetëm prej bukurisë me të cilën është veshur, por edhe nga cilësia thelbësore e të qenit e tashme.
Por një burrë bandill bosh nuk mund të jetë një burrë vulgar.
Ne jemi të trysnuar në çdo moment nga konceptimi dhe ndjesia e Kohës. Dhe ka vetëm dy mënyra për t’i ikur e për ta harruar makthin: qejfi dhe puna. Qejfi na konsumon. Puna na forcon. Le të zgjedhim.
Unë kam kujtime më shumë se të isha i moçëm një mijë vjeç.
E adhuroj Vagnerin, por muzika që parapëlqej është macja e vjerrur nga bishti jashtë një dritarje dhe që përpiqet të kapet në xhama me kthetrat e saj.