Thënie nga Edson Arantes do Nashimento – Pele (24 thënie)

Të gjithë e njohin jetën time. Unë fitova shumë gara dhe shënova më shumë se 1000 gola, fitova tri Kupa Bote, por nuk luajta në Lojërat Olimpike.

Edson është personi që mbështet Pelen. Edson është themeli. Pele thjesht vjen dhe ia jep fytyrën.

Brazili ka pasur gjithmonë lojtarë të mëdhenj, në vend dhe në botë, por ne kemi nevojë ta bashkojmë këtë talent dhe të nxjerrim një ekip prej tij.

Kupa Botërore është një turné shumë i ndërlikuar – gjashtë lojëra, shtatë nëse ti arrin në finale dhe, po të humbësh një ndeshje, ik në shtëpi, madje edhe po të jesh më i miri.

Në vitin 1962, unë nuk u lëndova nga dhuna. Unë thjesht godita topin dhe lëndimi ndodhi. Dhe u bë mirë, sepse Brazili fitoi. Unë nuk e pranova me vështirësi këtë fakt.

Natyrisht, babai im ishte futbollist. Ai luante shumë mirë. Pastaj, kur u bëra nëntë a dhjetë vjeç, unë doja të bëhesha pikërisht si babai im.

Kur je i ri, ti bën shumë gjëra të marra.

Nganjëherë unë rri zgjuar natën dhe habitem pse jam ende I famshëm. të jem i sinqertë, unë nuk e di pse.

Kur ti luan kundër lojtarëve të ndyrë ose tejet të vrazhdë, është e lehtë të shmangesh, sepse ti e di se ç’kanë ata ndërmend të bëjnë. Kur një lojtar është i vrazhdë por inteligjent, është shumë më e vështirë.

Unë e përfaqësoj Brazilin në gjithë botën. Kudo që shkoj, unë bëj më të mirën time, për të mos e zhgënjyer popullin brazilian. Dhe kësaj ia kam arritur.