Moskuptimi i thellë i njerëzve me dëshirë të mirë është më e dëshme se keqkuptimi absolut i njerëzve të ligj.
Besim është të ngjitësh shkallën e parë edhe kur ti nuk e sheh kreun e shkallëve.
Një e drejtë e vonuar është një e drejtë e mohuar.
Një lider i vërtetë nuk është një kërkues i konsensusit por një gatues i konsensusit.
Shkenca heton, religjioni interpreton. Shkenca ia jep njeriut dije, e cila është fuqi. Religjioni i jep njeriut mençuri, e cila është kontroll.
Zezaku ka nevojë që njeriu i bardhë ta çlirojë atë nga frikat e tij. Njeriu i bardhë ka nevojë që zezaku ta çlirojë atë nga faji i tij.
E kaluara është profetike ngaqë thekson fuqishëm se luftërat janë dalta të dobëta për të latuar të nesërme paqësore.
Një individ nuk ka filluar të jetojë derisa ai të mund të ngjitet mbi kufijtë e ngushtë të shqetësimeve të tij individuale tek shqetësimet e gjera të të gjithë njerëzimit.
Është e pakundërshtueshme dhe për të ardhur keq që zezakët kanë kryer krime; por ata janë pjellë e krimit. Ata kanë lindur nga krimi i madh i shoqërisë së bardhë.
Të shohësh nuk është gjithmonë të besosh.