Thënie nga Marlen Ditrih (17 thënie)

Si ta dish ti se dashuria ka vdekur? Nëse ti thua se do të arrish në orën shtatë dhe arrini në nëntë, dhe ai ose ajo ende nuk e ka thirrur policinë – atëherë dashuria ka vdekur.

Më pëlqejnë citatet, sepse është gëzim të gjesh mendime që dikush mund t’i ketë, të shprehura bukur me më tepër autoritet nga dikush i njohur si më i zgjuar se vetja ime.

Për të qenë krejtësisht grua ti ke nevojë për një mësues, dhe tek ai të kesh mirëkuptimin e jetës tënde. Ke nevojë për një burrë që ta shikosh me respekt. Nëse e shfronëzon atë, mos u habit që ti je e pakënaqur, dhe gratë e pakënaqura nuk mund të duhen gjatë.

Unë vishem për imazh. Jo për veten time, por për publikun, jo për modën, por për burrat.

Në zemër unë jam bujare.

Shumica e grave bëjnë çmos për të ndërruar burrë, dhe kur e kanë ndërruar, ky nuk iu pëlqen.

Njeriu mesatar është më shumë i interesuar për një femër e cila është e interesuar për të, se në një femër me këmbë të bukura.