Ta dish çfarë është e drejtë dhe të mos e bësh, s’ka poshtërsi më të madhe.
Jeta është vërtet e thjeshtë, por ne këmbëngulim për ta bërë atë të ndërlikuar.
Kudo që të shkosh, shko me tërë zemrën tënde.
Kur shohim njerëz me vlerë, duhet të mendojmë t’iu ngjasojmë atyre; kur shohim njerëz të kundërt me ne, duhet t’i kthehemi vetes dhe ta shqyrtojmë veten.
Është e lehtë të urresh dhe është vështirë të duash. Kështu funksionon krejt skema e gjërave. Të gjitha gjërat e mira është e vështirë t’i arrish; dhe gjërat e këqija është shumë e lehtë t’i kesh.
Nëse nuk e njohim jetën, si mund ta njohim vdekjen?
Ta tepërosh është e gabuar aq sa ta lësh mangut.
T’i bësh pesë gjëra nën të gjitha rrethanat përbën virtyt të përkryer; këto pesë gjëra janë: graviteti, bujaria e shpirtit, çiltërsia, zelli dhe mirësia.
Vdekja dhe jeta kanë pikëtakimet e tyre të përcaktuara; pasuritë dhe nderet varen nga perënditë.
Nëse gjuan kundër yjeve dhe e godet hënën, është mirë. Por ti duhet të gjuash në diçka. Shumë njerëz nuk gjuajnë në asgjë.