Thënie nga Erish From (18 thënie)

Njeriu i zakonshëm me pushtet të jashtëzakonshëm është rreziku kryesor për njerëzimin – jo i ligu dhe sadisti.

Dashuria e papjekur thotë: Unë të dua ty sepse kam nevojë për ty. Dashuria e pjekur thotë: Unë kam nevojë për ty, sepse të dua ty.

Si ëndërrat edhe mitet janë komunikime të rëndësishme nga vetja tek vetja. Nëse ne nuk e kuptojmë gjuhën në të cilën janë shkruar, atëherë humbim një rast të madh të asaj që dimë dhe ia tregojmë vetes në ato orë kur nuk jemi të zënë duke manipuluar botën përtej nesh.

Njeriu gjithmonë vdes para se të ketë lindur plotësisht.

Dobësia biologjike e njeriut është kushti i kulturës njerëzore.

Dashuria është e vetmja përgjigje e shëndoshë dhe e kënaqshme ndaj problemit të ekzistencës njerëzore.

Nëse një njeri dashuron një njeri tjetër dhe është indiferent ndaj të gjithë të tjerëve, dashuria e tij nuk është dashuri por një lidhje e pashkëputëshme ose një egoizëm i stërmadh.

Nuk është i pasur ai që ka shumë, por është i pasur ai që jep shumë.