Thënie nga Denis Didëro (31 thënie)

Nëse një njeri vishet bukur dhe jeton paqësisht; dhe nëse është i mirë, i vetëpërmbajtur, ka besim dhe është i dlirë; dhe nëse nuk i bën keq asnjë gjallese në botë, – ai është njeri i shenjtë.

Nuk ka lloj ngacmimi që një burrë nuk mund t’ia bëjë një gruaje me pandëshkueshmëri në shoqëritë e civilizuara.

Mjeku më i mirë është ai tek i cili shkon dhe nuk e gjen dot.

Të tentosh shkatërrimin e pasioneve tona është një marrëzi e madhe. Sa qëllim fisnik është ai i një zelltari që e torturon veten si një i çmendur në mënyrë që të mos dëshirojë asgjë, të mos dashurojë asgjë, të mos ndjejë asgjë, dhe i cili, nëse ia arrin, do të përfundojë në një monstër të tërë!

Skepticizmi është hapi i parë në rrugën e filozofisë.

Vetëm pasionet, vetëm pasionet e mëdha mund ta çojnë shpirtin drejt gjerave të mëdha.

Vëzhgimi ynë ndaj natyrës duhet të jetë i kujdesshëm, reflektimi ynë duhet të jetë i thellë, dhe eksperimentet tona ekzakte. Ne rrallë i shikojmë këto të tria të ndërthurura, gjenitë krijues nuk janë të rëndomta.

Njerëzit e vlerësojnë virtytin, por ata e urrejnë atë, ata e braktisin atë. Ai të ngrin për vdekje, dhe në këtë jetë duhet ta mbash këmbën të ngrohtë.

Kur shkruan për gratë, duhet ta ngjyesh penën në ylber.

Ka mënyra kryesore të marrjes së dijeve…vëzhgimi i natyrës, reflektimit dhe eksperimentimi. Vëzhgimi mbledh fakte; reflektimi i ndërthur ato; eksperimemntimi i verifikon rezultate e asaj ndërthurjeje.