Thënie nga Adolf Hitler (32 thënie)

Në të ardhmen çdo punëtor do të marrë pushimet e tij – disa ditë në vit, të cilat mund t’i rregullojë si të dojë. Dhe gjithkush do të ketë mundësinë të bëjë pushime në kruazierë një ose dy herë në jetën e tij. Është kotësi të frigohesh se njerëzia do të h

Certifikatë vobektësie mendore është për kristianizmin fakti se shkatërroi bibliotekat e botës së lashtë! Dhe bolshevizmi bën të njëjtën gjë, që besimtarët të mos të dinë se ç’bëhet në pjesën tjetër të botës.

Në fillesat e veta kristianizmi ishte thjesht një mishërim i bolshevizmit.

Në botën e lashtë marrëdhëniet mes njerëzve e zotave bazoheshin mbi një respekt instinktiv. Ishte një botë e ndriçuar nga ideja e tolerancës. Kristianizmi ishte besimi i parë në botë që i asgjësoi kundërshtarët në emër të dashurisë. Çelësi i tij është int

A ka ndonjë fe të vetme që mund të ekzistojë pa dogmën? Jo, sepse në atë rast do t’i përkiste rangut të shkencës. Shkenca nuk mund të shpjegojë pse sendet në natyrë janë ato që janë – dhe pikërisht aty turret feja me qetësuesit e saj.

Feja kristiane është armike e së bukurës.

Nuk i besoj aspak përshtypjes që kanë krijuar shumë njerëz për perandorët romakë. Jam i sigurt se nuk ishte Neroni që dogji Romën. Kanë qenë kristiano-bolshevikët që ia vunë zjarrin, ashtu siç Komuna i vuri zjarrin Parisit më 1871 dhe komunistët Rajhshtagut më 1932.

Nuk do të mund ta shmangim dhe për shumë kohë problemin fetar. Nëse ndokush mendon se është thelbësore që shoqëria njerëzore të ngrihet mbi themele gënjeshtrash, atëherë, sipas mendimit tim, kjo shoqëri nuk ia vlen të ruhet.

Prej sot e tutje mund të themi se nuk ka më dallim midis botës organike dhe joorganike. Eksperimentet e fundit të bëjnë të pyesësh se çfarë i dallon më trupat e gjallë nga lënda jo e gjallë. Në dritën e këtij zbulimi, Kisha do të fillojë të revoltohet dhe në vijim do të vazhdojë të na tregojë “të vërtetat” e veta. Por ky është veç përfundimi logjik, pasi njerëzimi nuk mund të lëshojë tërë kohës perden e misterit pa nxjerrë një ditë prej ditësh përfundimet e veta.

Megjithëse feja nuk ka për synim të kërkojë të vërtetën, është një lloj filozofie që mund të kënaqë mendjet e thjeshta dhe kjo nuk i bën dëm askujt… Ajo që duhet të bëjmë, pra, është t’i heqim helmin që përmban. Në lidhje me këtë, janë bërë përparime të mëdha gjatë shekujve të fundit.